I riu në protestën kundër Ramës, ka grisur dokumentin që kryeministri Edi Rama e prezantoi si një mënyrë për të kërkuar “Besën”, e qytetarëve. Po kjo ishte përgjigja e të riut në protestë duke thënë se nuk mund t’i jepet besa e shqiptarit një tradhtari.
“Nuk ia vlen të lexohet dokumenti ‘Besa’. Përmbajtja është shumë e dobët dhe shumë e zezë. Merrni guximin të thoni në hyrje që të thoni se kjo protestë është bërë nga qeveria se qeveria me arritjet e saj na hapi sytë për të kërkuar më shumë. E kërkoni besën e shqiptarit ju të pabesë. Në mbyllje na shisni gënjeshtrën për Europën, iu garantoj se çdo njeri këtu në shesh ua rrëzon me logjikë këtë që keni shkruar. Nuk e meriton të lexohet ky dokument. Jeni 28 vite me vonëse për të na dhënë besën. Duhet të na e jepnit besën kur ishit ministër i Kulturës. Tentoni ta shisni këtë si besën e shqiptarit, por nuk është shqiptar ai që shet Shqipërinë, Sazanin tonë… Kjo këtu është besa e ditëziut që po kërkon të lërë si garanci Sazanin në tavolinat e pushtetit. Përgjigjen ua kanë shkruar protestuesit në shesh si i pabesë. Përgjigjen ua japim këtu (e gris dokumentin). Përgjigjen ua japim në shesh të hënën që t’ia tregojmë se kush është i besës”, tha ai.






