Ish-kryeministri Sali Berisha ka munguar në ceremoninë që është mbajtur sot për 32 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike. Ai ka uruar në rrjetet sociale më herët, por në ceremoninë që është zhvilluar këtë pasdite, s’ka qenë prezent.
Mungesa e tij ra në sy ndaj deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, teksa mori fjalën u shpreh se Berisha nuk mund të ishte prezent sepse e kishte kapur gripi.
“Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu”, u shpreh Oerd Bylykbashi.