Aktorja e njohur turke, Hazal Kaya është infektuar me koronavirus. Mediat turke shkruajnë se aktorja e “Pera Palas” ka shfaqur simptoma të lehta të sëmundjes dhe ndodhet në karantinë.
Hazal u bë u njohur për publikun shqiptar për rolet e saj në serialet shumë të ndjekura “Aşk-ı Memnu” dhe “Maral”. Kujtojmë që Hazal i dha fund beqarisë me aktorin Ali Atay në një ceremoni madhështore më 6 shkurt të vitit 2019.