Këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip, ka bërë një rrëfim mjaft të rëndë, duke deklaruar se është i sëmurë me tumor dhe se sëmundja i është përhapur në të gjithë trupin.
Gjatë rrëfimit që i bëri moderatores Kiara Tito, Ejlli ka deklaruar se ndodhet në Big Brother Vip për të fituar çmimin, pasi ka nevojë për para për tu kuruar jashtë vendit.
Mirëpo, gjatë mbrëmjes së sotme, Ejlli ka mohuar të jetë i sëmurë, duke deklaruar se rrëfimin e ka bërë për një shokun e tij edhe pse po fliste në vetë të parë.
Rrëfimi i Ejllit ka lënë të shokuar banorët e tjerë dhe publikun, pasi të gjithë menduan se ishte vërtetë i sëmurë, madje ka patur personazhe publike që kanë reaguar në solidaritet me të.
Është e paqartë përse këngëtari vendosi të gënjejë dhe manipulojë, duke përdorur një histori mjaft të rëndë dhe duke shkaktuar emocione të forta tek publiku, veçanërisht tek njerëz që mund të vuajnë vërtetë nga sëmundje të tilla vdekjeprurëse.
Me gjasë rrëfimi i tij ka qenë një përpjekje për të marrë vëmendjen e moderatores Kiara Tito, për të cilën ka shfaqur një pëlqim, por rruga që ka zgjedhur i ka habitur të gjithë!