Nga Erion Murataj
E çuditshme!
Jemi popull që dënojmë një koqe gomari si Liusi që gënjeu për veten po nuk dënojmë ata që na e fusin, mashtrojnë e vjedhin prej 32-vitesh. Ka plasur një butafori komike në rrjet e kafene. Si na genjeu Luisi thonë. Po mire o qorra po Rama, Meta, Berisha e Luli me shokë që kanë 32-vite që ju gënjejnë vjedhin e mashtrojnë si ka mundesi qe s’jua çojnë fare nervin. As Kiara e shkretë nuk u prek sa shqiptarët nga Luisi. Gjithsesi kjo tablo morale tregon dhe njëherë se indoktrinimi monist i shoqërise jo vetem që është përkeqësuar nga 1991 por akoma më keq. Sot fletrrufeja e një gënjeshtari ordiner i vihet nga të gënjyerit e te pa nderëve në 32 vite në murin ndërkombëtar të rrjeteve sociale dhe mediave anembanë. Fundja Luisi një koqe gomari i lartësuar nga fejesa me vajzen e Jozefinës ishte.
Morali, ai që të vjedh vret mashtron largon e … është më keq se Luisi.
Vetëm një pyetje më mundon!
Vallë a do ju çelen sytë ndonjeherë o njerëz?