Një plagosje me armë zjarri ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Fierit. Dyshohet së përplasje nisi për një konflikt të çastit.
Autori është Altin Nika, i cili ka plagosur me armë zjarri Dashamir Muçën, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas ngjarjes policia është vënë ndjekje të autorit duke ngritur disa pika postoblloku, ku njëra prej tyre është në hyrje të qytetit të Vlorës dhe duke kryer kontrolle në automjete të ndryshme.
Ngjarja ka ndodhur pranë një parukeria, e cila ishte e të plagosurit dhe punonte bashkëshortja e tij.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.
Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.r