Arlind Gjokutaj, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Fatmir Hoxhaj, drejtor në këtë institucion janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Po ashtu, në të njëjtën masë sigurimi është lënë dhe përmbaruesi Alban Ruli.

Të tre këta shtetas akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh, për dëmshpërblimin e një personi që e kishte përfituar më herët pagesën nga shteti.

Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli janë shfaqur në sallën e gjyqit dhe janë njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërkohë që masa për Arlind Gjokutaj i është komunikuar avokatëve mbrojtës. Sekretari i Ministrisë së Financave ndodhet në QSUT.

Ai është dërguar në spital prej mbrëmjes së djeshme, pasi ka shfaqur probleme kardiologjike dhe aktualisht është në gjendje të stabilizuar, nën kujdesin e mjekëve.