Rusia ka nisur një valë të re sulmesh me raketa në Ukrainë duke detyruar njerëzit të kërkojnë streha pas lëshimit të sirenave. Të paktën 14 persona janë vrarë nga sulmi në një bllok apartamentesh në qytetin lindor të Dnipro, raporton BBC.

Sulmi shkatërrues në Dnipro goditi hyrjen e një ndërtese nëntëkatëshe, duke kthyer disa kate në rrënoja të djegura dhe duke lënë 73 të plagosur, përfshirë 14 fëmijë, thanë zyrtarët ukrainas, në atë që ka të ngjarë të jetë sulmi më i keq në muaj.

Një numër qytetesh të tjera, duke përfshirë Kievin, Kharkivin dhe Odesën, u goditën gjithashtu. Pjesa më e madhe e Ukrainës është tani nën një ndërprerje emergjente pasi raketat goditën infrastrukturën e energjisë në disa qytete

Ditën e djeshme, Britania e Madhe tha se do të dërgonte tanke Challenger 2 në Ukrainë. Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se Challengers, tanku kryesor i betejës së ushtrisë britanike, do të ndihmonte forcat e Kievit “të shtyjnë trupat ruse prapa”. /abcnews.al