13 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht në Tiranë për shkak të shkeljeve në qarkullim. Policia bën me dije se janë pezulluar gjithashtu 78 leje për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara si edhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️13 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▫️78 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave është kushtuar për mosrespektimin e tabelës “Stop” dhe për këtë shkelje janë vendosur 109 masa administrative