Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është thirrur në Komisionin e Sigurisë në një seancë dëgjimore nga deputetët demokratë për Sigurinë Kombëtare mbi situatën në Veri të Kosovës.
“Tensionet i shohim si rrjedhojë e situatës së përgjithshme të sigurisë globale që është goditur nga lufta. Këto janë shqetësimet tona, do vazhdojnë të mbeten sesi ky agresion mund të sjellë valët edhe në rajonin tonë, rajon i brishtë me disa pika të nxehta për çështje të pazgjidhura siç është ajo e njohjes të Kosovës nga Serbia. Kemi edhe Bosnjën, që për shkak të Republikës Srpska, krijohen situata tensioni. Për shkak të presionit të reciprocitet nga Kosova. Me afrimin e afatit, eskalon situata me vendosjen e barrikadave. Ne i kemi ndjekur me shqetësim lëvizjet e FA të Serbisë, që në tetor të viti të kaluar, 6 dhe 17 kanë kryer në afërsi të kufirit të Kosovës stërvitje kombëtare. Stërvitjes i paraprirë një thirrjes për rezervistët. Përkoi me afatin përfundimtar për vendosjen e afatit për targat”, tha Peleshi.