Kur e realizuat fluturimin tuaj të parë? Epo, një grua hipi në fluturimin e saj të parë në moshën 83-vjeçare për të marrë pjesë në dasmën e mbesës së saj. Videoja është shpërndarë në Instagram dhe ka mbledhur 6.7 milionë shikime.
Në videon virale shihet e moshuara që niset për në aeroport. Ajo shkon në fluturim me familjen e saj. E moshuara shihet e buzëqeshur ndërsa niset për fluturimin e saj të parë.
Videoja ka prekur internetin. Një ndjekës komentoi, “Shumë bekime dhe dashuri për familjen që po kujdeset kaq shumë si një fëmijë dhe i urojmë shëndet të plotë.”
Një ndjekës tjetër ndau përvojën e gjyshes së tij, “Gjyshja ime gjithashtu përjetoi fluturimin e saj të parë në moshën 88-vjeçare dhe kur e pyetëm si ishte, ajo tha se ishte si anije dhe duke lavdëruar stjuardesat për të folurin e tyre të sjellshëm.”/abcnews.al