Festivali i Eurovision këtë vit do të jetë me publikë në sallë. Sipas BBC, do të lejohet prania e 3.500 shikuesve në arenë si pjesë e një testimi nga Qeveria e Holandës.

Festivali do të organizohet në “Ahoy Arena” të Rotterdamit në maj, pasi ishte anuluar vitin e kaluar.

Arenat do të jetë gjysmë e mbushur dhe spektatorëve do t’u duhet një test negativ për Covid-19 para se të lejohen brenda. Organizatorët e Eurovisionit e kanë mirëpritur këtë vendim dhe kanë thënë se do të “shqyrtojnë opsionet që janë në dispozicion”.

Ky njoftim, vjen pasi u lejuan 1.500 adhurues në një festival të muzikës në afërsi të Amsterdamit në mars dhe 5.000 tifozë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022 që Holanda e luajti të shtunën me Letoninë.

Kujtojmë që Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.

(E.H/Faxweb.al)