Temperaturat në vend vijojnë të jenë të ulëta. Dëbora ka zbardhur zonat malore në Gramsh. Trashësia e dëborës në këto zona ka arritur deri në 15 centimetra , duke vështirësuar qarkullimin në rrugët që bëjnë të mundur lidhjen e qytetit me njësitë administrative si Lenie, Kukur dhe Grabovë.
Automjetet e kane patur të vështirë të qarkullojnë në rrugët e bllokuara nga dëbora pa zinxhirë. Gjithashtu ka edhe 6 fshatra pa energji elektrike.
Për rikthimin e energjisë në këto fshatra janë nisur dhe punonjës të OSHEE nga qyteti i Elbasanit, përpos atyre në zonë.