Një mega-operacion është zhvilluar mes autoriteteve italiane dhe SPAK në Shqipëri, ku janë arrestuar disa persona që merreshin me trafikim droge.
Mediat italiane bëjnë me dije se janë arrestuar nga ky operacion 43 persona, në Shqipëri dhe në Itali që ishin të lidhur me rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike. Gjithashtu të arrestuar ka edhe nga vende të tjera të Europës që ishin pjesë e këtij grupi kriminal.
Guarda di Finanza ka sekuestruar mbi 4 milionë euro. Para të fituara nga aktiviteti kriminal. Më shumë detajet për operacionin do të jepen gjatë një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos, në orën 12.30 në gjykatën e Bergamos, në lidhje me Agjencinë Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust) dhe Autoritetin Gjyqësor Shqiptar.