Është shoqëruar me debate seanca e sotme në Kuvend pas shpërthimit të skandalit të ish agjentit të FBI dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Deputeti i PD Enekeljd Alibeaj i kërkoi Nikollës prezencën e Ramës, për të shpjeguar se si ka dhënë 225 mijë dollarë për të hedhur baltë nga PD.

Alibeaj: Kërkesa ime ka të bëjë me thirrjen për të qenë prezent Rama që është stërmbullari i një veprimi korruptiv. Duhet të japë sqarimi më së pari në Parlament dhe është i detyruar të jetë prezent. Duhet të japë llogari! Pyetja që shtrohet është fare e thjeshtë

Dua të drejtën time, si kreu i GP. Ku e keni fshehur Edi Ramën, dueht të jetë aty të shpjegoj si ka dhënë 225 mijë dollare per të hedhur baltë mbi PD.

Nikolla: Kjo nuk është për procedurë, iu heq fjalën