Policia e Tiranës vijon punën për identifikimin e autorit të 29-vjeccarit Olgen Duka në orët e para të mëngjesit te sotëm. Informacioni për plagosjen policia e ka marrë nga bluzat e bardha, të cilat rreth orës 02:00 të mëngjesit janë njoftuar se një person ështe paraqitur në spital me plagë, që dyshohet me mjet prerës. Policia ka shkuar në spital, dhe pas stabilizimit te të gjëndjes shëndetsore të të riut, ka marrë deklarimet e tij.
29-vjeçari nuk ka ndihmuar grupin hetimor në deshminë e tij, ku sipas tij ka thënë se është qëlluar nga një person i paidentifikuar. “Nuk e njoh autorin, isha duke kaluar kur më qëlloi”, ështe kjo deklarata e tij përpara grupit të hetimit, por burime bëjnë me dije se ka dyshime se të dy personat kanë pasur njohje mes tyre.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku në sajë të këtij hetimi janë sekuestruar disa kamera sigurie për të patë lëvizjet e autorit dhe identifikimin e tij. Nderda burime nga spitali i traumës bëjnë me dije se 29-vjeccari ështe ka lënë sallën e reanimacionit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.