Zbardhen të tjera detaje rreth krimit të dyfishtë që tronditi dje Gramshin dhe jo vetëm, ku 80-vjeçari Xhevat Sinani vrau gruan dhe vëllain e tij. Xheviti ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe të ndryshme, pasi rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor.Në dëshminë e tij të dytë Sinani ka pohuar se si fillim ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilët dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë. Krimi dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe.“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti” ka thene i moshuari./egnatia news
Detaje të rënda nga vrasja e dyfishtë në Gramsh.
2517