Ditën e sotme, janë plagosur me thikë dy vëllezërit Ardit dhe Kristian Hysa në një fshat të qytetit të Klosit. Për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, ata janë transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë.
Gerlad Buci është autori i plagosjes së tyre. 35-vjeçari i ka plagosur me thikë dy të rinjë, 22 dhe 19 vjeç për arsye që ende nuk janë bërë të qarta.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.