LEZHË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurës në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë. Një automjet “benz” me të cilin udhëtonte një femër ka humbur kontrollin dhe përplasur me shtyllat në anë të rrugës, duke u përmbysur.
Për pasojë ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e mjetit, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit/abcnews.al