Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Çorovodë, ku ka humbur jetën një 66-vjeçar si pasojë e zjarrit në banesën e tij.Ende nuk dihen shkaqet e rrethanat sesi mori flakë banesa e I.Sh., 66 vjeç, duke shkaktuar vdekjen e këtij të fundit nga asfiksimi.Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç. Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”– njofton policia e Skraparit.
Digjet gjatë natës banesa në Çorovodë, humb jetën tragjikisht 66-vjeçari
20