Fatkeqësisht gruaja e cila mbeti e plagosur pasi u përplas pasditen e sotme nga një automjet në Tiranë ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se shtetësja e cila ende nuk është identifikuar nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra pas përplasjes nga i riu me ininciale M.A, 23 vjeç.
“Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasja e dëmtuar, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, kujtojmë se aksidenti ndodhi pasditen e sotme në bulevardin Zhan D’Ark në kryeqytet