Sot Berisha u tregua dhe më i dobët se Adriatik Lapaj që nuk kishte nevoje të mbushte autobuza me militant nga Tropoja sepse në shesh mblidhte gjithë Tiranën me kauzat e çmimeve dhe të drejtave ekonomike.
Berisha sot bindi 100.000 demokratë që e ndoqën nga ekrani dhe nuk shkuan në protestë që pa larguar Berishën, nuk do e rrëzojnë Edi Ramën.
Çdo kush sot u bind që Berisha është fati më i madh për Edi Ramën që paska lindur me këmishë, që pas 10 vitesh konsum të ketë përball armikun e Amerikës.
Sot Berisha kishte në shesh vetëm 10.000 mbështetës nga fshatrat e humbur dhe askush nga Tirana.
Nuk ka ngelur më asgjë nga ajo partia e 8 dhjetor 1990 qe krijuan studentët, rinia, qytataret dhe Tirana. Thjeshte ka mbetur nje parti e disa fshatrave në veri.
Tirana nuk mund të mbështesi njeriun që e ka izoluar Amerika, Anglia dhe Europa.
Imagjinoni sa pak do mbeten kur të humbasin të gjitha zgjedhjet bashkiake 2023 dhe ato parlamentare 2025.Jam i sigurt se kur të humbas zgjedhjet parlamentare 2025, 82 vjeçarin e rrjedhur nga trutë nuk do ta mbështesin as familja e tij, sepse do e kuptojnë që ego e tij e sëmurë po i dëmton të gjithë, familjen, militantët, partinë dhe Shqipërinë