Policia e New Yorkut ka sekuestruar 50 kg kokainë, e cila ka rënë në sy vetëm prej paketimit të saj.

Pakot e kokainës, mbanin të shkruar ‘inicialet’ e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo. Mbi çdo pako shkruante ‘CR7’ në mënyrë që të kuptohej sikur brenda tyre kishte diçka tjetër.

Në lidhje me drogën policia ka arrestuar dy persona, teksa ka sekuestruar edhe 200 mijë dollarë cash.

Ata kanë rënë në pranga teksa dilnin nga banesa ku kishin fshehur drogën. Dy personat dolën para gjykatës dhe pritet që ata të dënohen vetëm me gjoba të majme.

(E.H/Faxweb.al)