Llixhat e Elbasanit (të njohura edhe si Banjat e Elbasanit) ndodhen në Tregan pranë qytetit të Elbasanit.
Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike dhe mund të trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.
Por përpos vlerave kurative që i ka falur zoti, Llixhat ofrojnë një pamje të rëndë për syrin e vizitorëve pasi janë “pushtuar” nga mbetjet inerte të hedhura vend e pa vend, siç mund të shihet edhe nga pamjet që një qytetar nga Elbasani ka dërguar në numrin e “Ti Raporton” të Top Channel.
Qytetari denoncon këtë shkelje të ligjit që po bëhet në Llixhat e Elbasanit, ku sipas tij disa persona po dëmtojnë burimet termale duke hedhur inerte. Më tej, qytetari shkruan se organet përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë deri më tani.
Për më tepër shihni fotogalerinë e mëposhtme:FOTO GALERI1/3
Top Channel