Është arrestuar nga policia në Vlorë, një qytetare 22-vjeçare me inicialet G.M pasi shpërndante lëndë narkotike në doza.

Gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e gatshme për shitje, si dhe nisi procedimi për 20-vjeçarin E.Q që u konstatua me një sasi të vogël lënde narkotike.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e qytetares G.M u dhe gjet një peshore elektronike. Priten veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, konstatuan dhe goditën një rast tjetër në këtë fushë.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasja G. M., 22 vjeçe, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me drejtuese 22-vjeçaren dhe ku ishte pasagjer shtetasi E. Q. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, si dhe u konstatua 20-vjeçari me një sasi të vogël lënde narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u ushtrua kontroll në banesën e shtetases G. M., ku u gjet një peshore elektronike që i shërbente veprimtarisë kriminale të ndarjes së lëndës narkotike në doza, me qëllim shitjen.