Policia e Shtetit prej disa kohësh ka ndërmarrë një aksion për çmontimin e kamerave të vendosura paligjshmërisht në disa qytete, pas të cilave kryesisht fshihen banda kriminale.
Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të aksionit ‘Fijet’ u sekuestruan në qarqet Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës 20 kamera të tjera.
NJOFTIMI I POLICISE
Në kuadër të fazës së trembëdhjetë të këtij operacioni, duke u mbështetur dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në zona publike dhe në ambiente të tjera.
Gjatë kësaj faze, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës.