Me dy gishtat lart dhe i buzëqeshur kreu i PD Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe është nisur drejt Kryeministrisë, ku do mbahet protesta e radhës e opozitës.
Mijëra protestues kanë ardhur nga rrethet duke iu përgjigjur thirrjes së kreut të PD Sali Berisha.
Njëkohësisht me protestën po mbahet në Apel edhe seanca sa i takon vulës së PD. Berisha ka thënë se protesta nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por vetëm me Edi Ramën dhe skandaleve ku ai është i përfshirë.
Fokusi në ditët e fundit ka qenë tek cështja McGonigal, lidhjet e ish agjentit të FBI dhe kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit dje mohoi akzuat ndaj se ka korruptuar McGongal ndërsa shpërtheu me ofendime të shumta ndaj opozitës.