Ministrja e arsimit Evis Kushi ka komunikuar me mediat vendimet e Këshillit të Ministrave, ku ka paraqitur ndryshimet e reja në ligjin për arsimin. Kushi thotë se procesi që u bënë këto ndryshime përfshiu shmë aktorë në sistemin arsimor të cilët sugjeruan se çfarë do të ishte më e mira.
Në ndryshimet e reja, Kushi thotë që do ofrohet më tepër kujdes dhe vëmendje për nxënësit me aftësi ndryshe, ku do të përshtaten objektet dhe do nxitet kualifikimi i punonjësve që merren me këta nxënës.
Një tjetër ndryshim është dhe mospunësimi në institucionet arsimore i individëve me precedent penal dhe atyre që kanë kaluar një progarm rehabilitimi.
Së fundmi ndryshimi do të jetë dhe me nxënësit që futen në shkollë para moshës 6-vjeçare, të cilët duhet ta plotësojnë këtë moshë brenda datës 31 dhjetor, ndryshe nuk mund të bëhet regjistrimi.
Evis Kushi: “Sot kemi lajme shumë të mira, se ndryshuam disa shtesa në ligjin për arsimin.
Nisma për të ndërhyrë në këtë ligj, erdhi jo vetëm prej objektivit tonë madhor për të përmisuar situatën, po edhe si një nevojë emergjente për të ndërhyrë në ndryshimin e atyre elementeve që ndikojnë negativisht në sistemin arsimor.
Për këtë arsye, ne kaluam në një proces tepër të gjerë, ku kanë qenë të përfshirë të gjithë aktorët pjesëmarrës në arsim, të cilët ndanë sugjerimet e tyre dhe ne i kemi marrë parasysh.
Disa nga ndryshimet ne ligjin për arsimin:
- Ofron më shumë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe, për t’i ofruar më shumë shërbime dhe për të nxitur kualifikimin e mësuesve që merren me këta nxënës, gjithashtu dhe ndërhyrje në shkollat dhe godinat ku zhvillohet mësimi i tyre.
- Së dyti ligji ofron më shumë siguri për nxënësit duke mos lejuar që në institucionet tona arsimore të punësohen persona që kanë precedent penalë, na u desh patjetër të ndërhynim madje as ata që kanë kaluar një plan rehabilitimi nuk do të punësohen.
- Një tjëtër ndryshim i kërkuar nga prindërit është regjistrimi i nxënësve në klasën e parë edhe para moshës 6 vjeçare me kushtin që para 31 dhjetorit të mbushin moshën.”