Aktorja amerikane Elizabeth Olsen, një nga motrat e Olsen, dha një intervistë për shfaqjen “Keeping Secrets” në të cilën, ndër të tjera, ajo foli për xhirimin e një filmi në Serbi.
Në një nga deklaratat, ajo tha se “nuk ka asnjë arsye që dikush të vizitojë Serbinë”, si dhe se “nuk ka asgjë unike serbe në Serbi, sepse ato ekzistojnë si shtet vetëm prej trembëdhjetë vjet”.
“Në fakt, nuk ka asgjë unike serbe, sepse ata egzistojne prej vetëm 13 vjetësh. Ata nuk kanë asgjë të tyre, ata thjesht marrin nga ata që i pushtuan,” tha ajo në një intervistë, duke shtuar se “nuk ka asnjë arsye që dikush të vijë në Serbi”.
Ajo tha se kishte filmuar në Serbi për dy muaj, dhe se ishte e lirë vetëm të dielën, dhe se atëherë ajo kishte mundësinë të njihte vendin dhe kulturën.
“Është një vend shumë interesant. Ne kemi xhiruar atje 6 ditë në javë dhe kemi pasur vetëm një ditë pushim”, tha ajo.
Por, nuk zgjati shumë dhe komentet fyese nga serbët për Elizabeth Olsen filluan të bënin xhiron e rrjetit.