Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në 7 cm.
Në rrugën Korçë-Voskopojë ka pasur reshje shiu dhe dëborë e shkrirë. Është punuar me mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë. Moti është i vrenjtur me parashikime për reshje. Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtje dimërore dhe për mirëmbajtje emergjente.