“Një dasmë e hatashme” është një komedi që e sjell në skenën teatrore regjisori Kiço Londo.

Prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi”, shfaqja teatrore do të jetë përsëri për publikun në teatrin “Skampa” në Elbasan.

Me Julian Dedën, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha.

Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë.

Akti i parë kalon duke u përpjekur të fshihet situata nga nusja. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët për të zbuluar të vërtetën. Gjithçka funksionon në fund por jo pa dhimbje.

Regjisori Kiço Londo tregon se ajo që e ka ngacmuar më shumë për të sjellë këtë komedi në skenë është linja e dashurisë.

Njoftim

”NJË DASMË E HATASHME”Komedia e shumëpritur nga publiku vjen përsëri në:

ELBASAN në Teatrin Skampa

 –  –  MARS

  :