Fjala e tij e plotë

U çel sot edicioni i pestë i Shkollës së Integrimit Europian 2020.Për shkak të pandemisë për të parën herë kjo shkollë do të zhvillohet online. Megjithatë siç pata mundësinë ta theksoj edhe gjatë fjalës sime,kjo shkollë prestigjoze mbi integrimin organizohet në një moment kyç për vendin tonë vis a vis integrimit Europian.
Shqipëriapret mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare,gjë që do të thotë që vitet në vazhdim do të jenë veçanërisht sfiduese për Shqipërinë dhe do të kërkojnë edhe ekspertizën e pjesmarrësve të Shkollës në fusha specifike.
Siç kanë dëshmuar edhe eksperiencat e suksesshme të integrimit në familjen Europiane të vendeve të tjera, pa angazhim kolektiv nuk mund të mbyllet cikli i nisur i reformave. Dhe për mbarvajtjen e procesit kompleks të negociatave do të kërkohet angazhimi i të gjithë ekspertëve tanë brenda dhe jashtë vendit.
I uroj suksese te 37 pjesmarrësve të Shkollës të cilët për dy javë do të të marrë më të mirën e mundshme nga ekspertët dhe lektorët e përzgjedhur nga institucione prestigjoze europiane dhe rajonale.