Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i cili ishte në gjendje të dehur i ka vënë flakën shtëpisë së tij.
Rasti ka ndodhur në Raushiq të Pejës mbrëmë rreth orës 22:05.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit”, ka njoftuar policia.
Policia shtoi se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.