Afrimi i zgjedhjeve lokale të 14 majit mesa duket po trazon ujrat në kampin opozitar. Sabah Stafuka, kreu i PD në Fushë Krujë ka njoftuar mbrëmjen e sotme me anë të një postimi në Facebook se dhënien e dorëheqjes së tij nga PD, pas dekadash në krye të kësaj dege. Në lajmërimin e tij ai shkruan se se bashkëjetesa është bërë e vështirë dhe nuk po çon drejt fitores së dëshiruar.
Postimi i Sabah Stafuka në Facebook:
Të nderuar demokrat të Krujës, Fushë-Krujës, Niklës,Thumanës, Bubqit, Malësisë.
Dua të shpreh falenderimin për të gjithë ju që kam bashkëpunuar në kohët më të vështira të drejtimit të PD që nga viti 1991 deri sot dhe kurrë nuk jam tradhtuar dhe kurrë nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetëm një marrëdhenie sinqeriteti dhe besimi.
Sot dua të ju them se kam dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Degën Fushë- Krujë.
Ky ishte vendimi im më i veshtirë qe kam marrë në jetë, por kur marrdhënia dhe bashkëjetesa partiake nuk shkon në favor të bashkimit dhe qëllimit të fitores, e gjykoj të arsyeshme që duhet të bëj një hap pas sepse demokratët meritojnë më shumë.
I juaji, me respekt Sabah Stafuka!