Është gjetur e djegur makina që dyshohet se është përdorur nga autorët që qëlluan me armë drejt godinës së Top Channel dhe për pasojë mbeti i vdekur roja i sigurisë Pal Kola.
Mesohet se roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash.
Faxnews ka siguruar foton e mjetit të djegur tip “Range Rover” në autostratën Tiranë-Durrës ku ne brendesi jane gjetur 2 kallashnikove.
Edhe armët automatike janë shkrubuar tërisisht, duke lënë pas pak prova. Ndërkohë autorët kanë zbrazuar të gjithë karikatorin e njërës prej armëve. Në vendngjarje janë gjetur të paktën 26 gëzhoja
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të ambienteve të Top Channel, në lëvizje e sipër,
Plumbat kapën rojen e sigurisë, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.