Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku një grua është hedhur nga kati i pestë i banesës.
Për pasojë 62 vjeçarja, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 03:00, në rrugën “Qeriba Derri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banonte, shtetasja M. Z., 62 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.