Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasuriver të vëllezërve Marku. Apeli i GJKKO çmon të drejtë vendimin e shkallës së parë që pasuritë e familjes Marku ti kalojnë shtetit.

NJOFTIMI I APELIT TË GJKKO: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe IgertaHysi (anëtare), sot më datë 04.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 1/75 akti, datë 12.04.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit Ç.M., E.M., K.M., N.M., kundër vendimit nr. 36/140, datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë :

Pasuri e paluajtshme nr. {…}, zona kadastrale{…}, volumi{…}, faqe {…} e llojit truall me sipërfaqe 206 m2, si dhe godinë banimi me 3 kate + papafingo e legalizuar me lejen e legalizimit nr. {…} dt. {…} ndodhur në {…}.

Pasuri e paluajtshme nr. {…}, zona kadastrale{…}, volumi {…}, faqe {…} e llojit apartament me sipërfaqe 93.4 m2, ndodhur në {…}.

Pasuri e paluajtshme nr. {…}, zona kadastrale{…}, volumi{…}, faqe {…} e llojit apartament me sipërfaqe 107.8 m2 e ndodhur në {…}.

Të drejtat që subjekti i aktit normativ {…}ka fituar në cilësinë e blerësit me kontratën premtim shitje nr. {…}rep. nr. {…}kol. dt. {…}mbi pasurinë e paluajtshme të llojit apartament me sipërfaqe totale 64.08 m2, ndodhur në lagjen {…}.

Heqjen e masës së sekuestrimit për pasurinë e paluajtshme të llojit apartament me sipërfaqe totale 64.08 m2, ndodhur në lagjen {…}, përfituar me kontratën premtim – shitje nr. {…}rep. nr. {…}kol. dt. {…}si dhe për pasurinë e luajtshme automjet i markës MercedezBenz model ML 320, me targa {…}të sekuestruara me vendimin nr. 62 dt. 15.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 36/140, datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.