Në FaxNews, në një intervistë të zhvilluar nga gazetarja Rovena Neziri, ka qenë i ftuar në një lidhje Skype, Fabian Topollaj, kandidat për Këshillin Bashkiak Tiranë. Topollaj është shprehur në lidhje me Aleancën Progresiste LZHK, një koalicion mes Bindjes Demokratike, partisë së Topallit dhe LZHK. Ai tregon se kanë zgjedhur të mos nxjerrin kandidatë për Kryebashkiak me qëllimin që opozita të jetë sa më e bashkuar, pasi shpallja e kandidatëve të ndryshëm nga radhët e opozitës thjesht, sa do ta dobësonte atë duke e fragmentarizuar në këtë formë.
E kundërta ndodh për Këshillin, që sipas tij kjo i shton mundësitë për të patur proporcione më të larta për opozitën. I pyetur nga gazetarja në lidhje me përgjegjësit e opozitës në këtë gjendje të copëzuar, Topollaj shprehet se nuk mund ta ndajë mes Alibeajt dhe Berishës se cili është përgjegjësi kryesor, duke qenë se ata kanë të njëjtën mendësi. Sipas tij, qëllimi i tyre duke bërë këto veprime, këtë luftë për kryesinë e opozoitës, nuk ka të bëjë aspak me rrëzimin e qeverisë Rama, por me mbajtjen e tij në pushtet sepse kanë interesat e tyre personale, shton kandidati për Këshillin.
Duket fare qartë tregon ai që lufta e vetme është duke u bërë për oborrin e opzoitës dhe se nuk po shihet aspak se cili do të ishte intersi i qytetarëve.Ai flet dhe kandidatët në garën e Tiranës, ku thotë për Veliajn se është një mashtrues pasi nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna para se të fitonte, duke folur këtu për ”zero beton”. Sa ëpr Këlliçin e quan dhe fat dhe dobësi që mbështetet nga Berisha dhe Meta.
Gazetarja: Dua që të ndalemi te Aleanca Progresistë LZHK, ju merrni pjesë në këto zgjedhje vetëm më kandidatë për Këshillat Bashkiak dhe jo Kryebashkiak, pse ky vendim, doni të mbështesni kandidatët e opozitës, si ka qenë marrëveshja?
Fabian Topollaj: Aleanca Progrestike LZHK, është formacioni politik midis Bindjes Demokratike dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Ne kemi vendosur të garojmë për Këshilla Bashkiak, si një forcë tërësisht opozitare, kemi menduar gjithmonë se opozita mund të bashkohej të paktën për kandidatin e kryetarit të bashkisë. Për Këshillin ne kemi qenë ndër të parët që e kemi deklaruar daljen më vete. Ruajmë profilin tonë, ndërsa për kryetarin e bashkisë ku përballja është e drejtëpërdrejtë me mazhorancën, kemi menduar të mos ndikojmë më tepër në përçarjen e opozitës. Mendojmë që një opozitë e copëzuar i humb shanset për fitoren. E kundërta në garën proporcionale. Është një ofertë e shtuar. Synojmë për këto zgjedhje, të ofrojmë një model të ndryshëm opozitar, nga ajo deri më sot. Mungesa e modelit të kërkuar nga qytetarët, ka sjellë mossuksesin e opozitës në 10 vitet e fundit.
Gazetarja: Tirana ka 6 kandidatë për Kryebashkiakë, pjesa më e madhe të dalë nga radhët e opozitës. Të paktën 17 bashki të vendit do kenë 2 kandidatë nga opozita. Ndalemi te Tirana, si e shihni faktin që ka 6 kandidatë?
Fabian Topollaj: Sigurisht që gara mazhoritare për kryetarin e bashkisë është e fitueshme. Fragmentarizimi i kandidatëve në mazhoritar të opozitës, i ul shanset e fitores. Aleanca jonë deri në fund bëri të gjitha përpjekjet të dilnim me një kandidat. Fakti që nuk gjetën gjuhën e përbashkët tregon që qëllimi i tyre nuk është të mundin Edi Ramën. Qëndron po historia e 6 marsit. Vazhdon lufta mes tyre për të përcaktuar se kush është i pari i opozitës. Kjo tregon gjendjen e opozitës shqiptare. Forcat opozitare nuk kanë qëllim të fitojnë pushtetin, por dominimin e opozitës. Aleanca Progresiste LZHK këtë qëllim ka, të ofrojë një model tjetër. Janë të gabuar në luftën e tyre. Është shumë e qartë që po zihen për oborrin. Duhet të rrëzojmë këtë modelin e kryetarokracisë. Nëse ofrojmë të njëjtin model, edhe nëse arrijmë rotacionin s’kemi arritur asgjë. Misioni i tyre ka qenë të mbajnë në këmbë këtë forcë politike, sepse kanë interesin e tyre.
Gazetarja: Shihni dikë përgjegjës për këtë situatë të opozitës?
Fabian Topollaj: të dy palët janë njësoj përgjegjëse, ata u zunë me njëri-tjetrin se kush do ishte drejtuesi i opozitës. Deri atëherë s’kishin asnjë problem. Kjo është një luftë pa principe, për kryesinë e opozitës. Nuk e gjej dot cili prej tyre është më fajtor. Janë brenda të së njëjtës mendësi. Nga njëra anë kemi një grupim që zvarriti një vit luftën për të marrë vulën dhe tani nuk mund të garojë, nga ana tjetër kemi një formacion tjetër që e ka bërë fakt të kryer që ajnë dominantët e opozirtës dhe thonë që i kanë zgjedhur kandidatët.
Gazetarja: Ndalemi te kandidatët për Tiranën, si i keni parë premtimet e tyre, çafrë ju ka bërë përshtypje?
Fabian Topollaj: Ne kemi një larmi kandidatësh, po ta nisim nga kryetari i bashkisë, e ka të vështirë të përballet me qytetarët, sepse është provuar që është njeri që nuk mban asnjë premtim. Ka ardhur në krye duke thënë se do ketë zero beton, ndërkohë që sot ka ndodhur krejt e kundërta. Ka qenë një kandidat mashtrues. Ka bërë të kundërtën e interesit të Bashkisë së Tiranës. Nga ana tjetër kemi një kandidat, Këlliçin, më potenti nga opozita, pasi ka mbështetjen e forcave opozitare, njësoj si dobësi për të. Një djalë i ri, që mbështetet nga dy politikanët kryesorë të opozitës, të ricikluar dhe të vjetër, që duket se e bëjnë këtë për interesat e tyre personale, se sa për të mirën e vendit. Z.Roland Bejko, nga PD zyrtare është kandidati i vetëm serioz në garë i këtij formacioni, për shkak se gjithë të tjerët ose janë kandidatë për bashki të vogla, ose kandidatë me një peshë fare të papërfillshme. Mesa duket mbas përpjekjeve të grupit të Alibeajt për t’u bashkuar përpara zgjedhjeve me Berishën, ata e kanë patur të nevojshme të paktën në tiranë të nxjerrin një kandidat.