Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur sërish në SPAK.
Në nje kohë të shkurtër ,Xhaçka ështe paraqitur në SPAK për të dytën herë, ku mësohet se u pyet lidhur me tjetërsimin e pronave ushtarke më konkretisht për bazën e Limionit në Sarandë, ku SPAK po kryen hetime lidhur me tjetërsimin e kësaj prone.
Ministria e Jashtme është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve të 2 kallëzimeve nga zv komandanti i bazës detare Artur Meçollari.
Burime bëjnë me dije se ajo është thirrur këtë premte pikërisht për këtë çështje. Kujtojmë se Bardhyl Kollçaku ish-shef shtabi i FA ka dhënë deklarime më herët si dhe ka bërë ballafiqim me Maçollarin.
Pjesë e kallëzimit tjetërsimin e pronave të ushtrisë në Sarandë e Shëngjin janë edhe Ota Xhaçka e presidenti Bajram Begaj.
Ndërkohë sipas informacioneve nga struktura antikorrupsion, javë më parë Xhaçka, ka dhënë deklarime për llogari të veprimeve hetimore të prokurores Manjola Kajana për përdorimin e aseteve të ushtrisë në fushatë elektorale. Në atë kohë kallëzimi është bërë në vitin 2020 nga Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi.
Prokurorja Kajana i ka në duar të dy çështjet, Limionin dhe Shëngjinin të cilat janë bashkuar në një dosje, ndërsa verifikimet hetimore për përdorimin e resurseve të ushtrisë po bëhen veçmas