Banorët e fshatit Madhesh kanë depozituar në SPAK kërkesë-padinë kundrejt kryetarit të bashkisë Mat, Agron Malaj ku e akuzojnë për shpërdorim detyre.
Banorët e kanë akuzuar atë për shpërdorim detyre por edhe përftim të paligjshëm të interesave publik.
Në akzuë parashikohet se si kompania e Agron Malajt dhe “A.R.M-Albania” ushtron veprimtari të paligjshme nga 2017 në vazhdim në HEC-et Madhesh, në lumin e Lundrës.
Së bashku me kryebashkiakun Malaj ata akuzojnë edhe vëllain e tij, Fatos Malaj, si administrator i kësaj kompanie.
Banorë e Madheshit në Mat, më herët kanë kundërshtuar projektin për ndërtimin e një hidrocentrali në zonë, ku edhe kanë protestuar.