Ka zgjatur rreth 20 minuta takimi i kryeministrit Edi Rama me Gabriel Escobar, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.
Mësohet se mes tyre është diskutuar për zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen në 14 maj.
Ndërsa në orën 17:00, Escobar do të takohet me presidentin Bajram Begaj.
Nga opozita pritet që nesër të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun, ndërsa nuk do të takojë Sali Berishën, i shpallur non grata nga SHBA