Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë natës së kaluar në Tiranë në rrugën e Dibres ku mbeti i vrarë pas një sherri me thika 20-vjeçari Stivens Toshkesi.
Toshkesi mësohet se u godit disa herë me thikë nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ndërsa humbi jetën rrugës për në spital.
Siç raporton gazetari i Faxnews Elvis Myrta, sherri mes 3 të rinjve ka ndodhur për shkak të një vajze. Mësohet se një prej autorëve i ka ngacmuar të dashurën viktimës.
Ata janë konfliktuar më herët, ditë më përpara ndërsa mbrëmjën e kaluar sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.
Policia ka arrestuar një prej autorëve, 18-vjeçarin Ensi Maze ndërsa vijon të jetë në kërkim Axel Hoxhaj.