Tre gra u vranë dhe 3 të tjera u plagosën më 1 Mars 2023 në kryeqytet nga një person i vetëm, Dan Hutra. 40-vjeçari, që sot është prapa hekurave, brenda pak orësh vrau 3 gra të ndryshme si dhe la të plagosura 3 të tjera.
Ai ka folur nga burgu 302 përmes telefonit për emisionin Uniko, duke shpjeguar përse i ka bërë krimet.
Dan Hutra u mundua të justifikonte vrasjet e tij, ndërsa gazetari Spartak Koka i kujtoi se ka vrarë persona të pafajshëm, ndër të cilat edhe kunatën e ish-partneres së tij Elena Hysa e cila ishte dhe shtatzënë.
Vetëm për këtë rast Dan Hutra shprehu pendesë, ndërsa sa i përket faktit që ka vrarë vetëm gra, ai tha se ishte fati i keq që rastisi në këtë mënyrë.
Po njerëz të pafajshëm ke vrarë.
Dan Hutra: Kush është ajo?
Është nusja e vëllait të Alketës që ka qenë shtatzënë.
Dan Hutra: Unë atë e përmenda vetë i pari. Unë nuk e kam vrarë në rrugë atë. Nuk është krenari pse e kam vrarë unë atë. Do shpjegohem unë pse i kam vrarë.
Krenari nuk është të vrasësh asnjë njeri!
Dan Hutra: Për fat të keq qëlluan të gjitha femra. Po unë s’do prija kur të vinte mashkulli në shtëpi dhe të bëja vrasjet. Unë e kam kërkuar vjehrrin atë ditë nëpër dhoma dhe nuk e gjeta. Edhe 20 veta të kisha gjetur në shtëpi, si te shtëpia e Alketës, si te shtëpia e Marjanës do i kisha vrarë të gjithë.
Është shumë e rëndë kjo që thua…
Dan Hutra: Kam të gjitha letrat që më ka dërguar Marjana Gurakuqi kur kam qenë në burg. I kam dhënë 80 mijë euro kur jam kthyer nga Hollanda.