Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Luis Konomi i shpallur në kërkim për kërcënimin e biznesmenit që të tërhiqej nga tenderi i druve që fitoi nga Bashkia e Tiranës.
Luis Konomi, njëri nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin e Cërrikut Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi i druve që fitoi nga Bashkia e Tiranës, është arrestuar nga policia.
Luis Konomi ka qenë së bashku me Ramazan Rrajën, i cili u arrestua te ura e Gjoles në Fushë Krujë. Të dy kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Louis Konomi së bashku me Edmir Bocin kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar. Konomi dhe Boci ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin në tender Eral Myftaraj.
Më herët gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg per Edmir Bocin dhe Algert Cani dhe arrest shtepie per Shaqir Alcanin.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.