Axel Hoxhaj është dorëzuar në polici ditën e sotme. Ai ka qenë në kërkim për vrasjen e Stiven Toshkezi në bashkëpunim me Enzi Maze, ngjarje e cila ndodhi në datën 18 prill në “Rrugën e Dibrës”, pak minuta pas mesnate.
Enzi Maze u vu në pranga nga policia po atë ditë, ndërsa Axel Hoxhaj ja qenë në kërkim, deri ditën e sotme, kur është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës.
Toshkezi mësohet se u godit disa herë me thikë nga dy të rinjtë, ndërsa humbi jetën rrugës për në spital.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi S. T.
Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.