Edhe Luçiano Boçi ka uruar sot besimtarët myslimanë.

“Në këtë ditë të shënuar dua të uroj të gjithë besimtarët muslimanë në Elbasan dhe në të gjithë trojet shqiptare:

Gëzuar Bajramin e Madh vëllezërit dhe motrat e mia!

Kjo festë e ngadhënjimit të dashurisë për Zotin përballë nevojave të vogla njerëzore dëshmon edhe njëherë se njeriu ka lindur për misione shumë më të mëdha sesa mbijetesa…

Ju edhe njëherë na e kujtuat këtë me përulësi dhe me dritën e besimit Tuaj!”