Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Llakatundit në Vlorë, ku dy banesa janë shkrumbuar nga flakët.

Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve mes familjarëve, në lidhje me një martesë të prishur.

Mësohet se ka pasur debate brenda familjes së Lutfi Fanajt, pasi dhëndri i shtëpisë, nga Kosova, i ka rrahur dhe janë zënë fizikisht e më pas me benzinë ai ka djegur shtëpinë e tij. Si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe shtëpia e Petrit Izetit, mdërkohë që banesat janë shkrumbuar totalisht.

Si pasojë e sherrit mes familjarëve dhe jo zjarrit që shkrumboi banesat, disa persona kanë përfunduar në spital.