Pak minuta më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku u vra me armë zjarri, 51-vjeçari, Petrit Vuksani.
ABC News, ka arritur të sigurojë foton e viktimës, i cili kishte një muaj që ishte kthyer nga Anglia.
Mësohet se autori ka hyrë në shtëpinë e viktimës dhe më pas e ka qëlluar për vdekje këtë të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola” në rrethana ende të paqarta. Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.r.t/abcnews.al