Ditën e djeshme në shkollën e mesme Ahmet Dakli është zhvilluar një eskursion në Budva.
Gjatë postimeve në rrjetet e tyre sociale si nga nxënësit po ashtu edhe nga mësuesit është vënë re që nxënësit të inkurajuar nga mësuesit shoqërues gjatë këtij eskursioni të bëjnë logon e PD-së “”.
Duket qartë që mësuesit shoqërues si Ornela Pasmaqi dhe Valbona Balliu, ku kjo e fundit tashmë anëtare e këshillit bashkiak të koalicionit Bashkë Fitojmë, përfitojnë nga këto momente siç është eskursioni në shkollë për të marrë mbështetje për bindjen e tyre duke përdorur të rinjtë.
Arsimdhënëset në gjimnazin Ahmet Dakli janë parë në takimet e organizuara nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë.
Nga burime të brendshme kemi informacion që të rinjtë janë të detyruar të pranojnë të veprojnë ndryshe, kundër bindjes së tyre apo familjarëve të tyre për shkak të notave pasi këto të fundit janë tepër të rëndësishme për maturantët.
Fenomene këto që i janë shtuar shoqërisë sonë dhe që godasin drejtpërdrejtë të ardhmen e vendit, të rinjtë, duke i edukuar të tilla sjellje që i ndrydh dhe i ndalon në lirinë e fjalës.
Shqipëria nuk ecën para nëse të rinjtë e këtij vendi preken dhe nuk kanë lirinë e të shprehurit.
Elbasani sot (me poshte linku copyright)