A keni ëndërruar ndonjëherë të njëjtën gjë pa pushim dhe keni pyetur veten se cili ishte kuptimi i asaj ëndrre? Ëndrrat e përsëritura janë shumë të zakonshme dhe absolutisht normale për shumicën e njerëzve.

Falë një sondazhi të ri të kryer nga “Amerisleep”, bëhet e ditur se cilat janë ëndrrat më të zakonshme të përsëritura. Por zbulimi interesant është se ëndrrat më të zakonshme të përsëritura nuk janë të njëjta për burrat dhe gratë.

Cilat janë ëndrrat më të zakonshme të përsëritura tek gratë?

1. Ëndërroni sikur ndiqeni

Ëndrra më e zakonshme e përsëritur te gratë është ajo e ndjekjes nga dikush, të cilin shpesh nuk arrijmë ta identifikojmë. Sipas rezultateve të sondazhit, 54% e femrave e përjetojnë këtë makth rregullisht. Kjo mund të jetë për shkak të shfaqjeve televizive kriminale dhe thrillerëve psikologjikë. Por ndoshta, kjo statistikë është edhe rezultat i një situate delikate social-kulturore. Sipas ekspertëve: “ëndrrat e përsëritura, veçanërisht ato që shkaktojnë ankth, si p.sh. t’ia mbathësh nga dikush, janë një fenomen i zakonshëm te gratë, duke qenë një ripërpunim i pavetëdijshëm i realitetit që i rrethon”. Megjithatë, kjo ëndërr mund të nënkuptojë edhe gjëra të tjera, ndoshta mund të përfaqësojë një problem ose një situatë me të cilën do të duhet të përballeni, por nuk dini sesi.

2. Ëndërroni humbjen e dhëmbëve

Me 31.9%, ëndërrimi i humbjes së dhëmbëve është në vendin e dytë në renditjen e ëndrrave më të shpeshta të përsëritura te femrat. Dhe për një arsye të zakonshme. Dhëmbët përfaqësojnë pjesën që ne e ndjejmë më së shumti tonën dhe më të mbrojtur nga rreziqet e jashtme. Ëndrra për t’i humbur ato mund të përfaqësojë në fakt një situatë që në jetën reale po del jashtë kontrollit aq shumë sa të kërcënojë siguritë tona.

3. Ëndërroni merimangat ose gjarpërinjtë

Ëndërrimi i krijesave të vogla, por të neveritshme si merimangat dhe gjarpërinjtë zë vendin e tretë në 20.5%. Këto janë kafshë nga të cilat ne përpiqemi të qëndrojmë sa më larg. Por pse shfaqen kaq shpesh në makthet tona? Sipas ekspertëve, merimangat dhe gjarpërinjtë priren të përfaqësojnë të panjohurën. Pra, mund të jetë që po përjetoni një situatë që ju frikëson ose diçka që nuk dini si ta trajtoni dhe që pavetëdija juaj po ju jep një paralajmërim.